Lajmet e fundit

Zjarri po i djegë pyjet në malin Penteli, në veri të kryeqytetit Athinë të Greqisë.
Janë duke u kërcënuar periferitë përreth, thonë autoritetet, pasi erërat po ndërlikojnë përpjekjet për të shuar flakët, shkruan TRT World, përcjell Klankosova.tv.
"Zjarri është jashtë kontrollit", ka thënë Yannis Kalafatelis, kryebashkiaku i qytetit të Dionysos.
Autoritetet kanë dërguar alarme në celularët e banorëve të zonës së prekur, duke i paralajmëruar ata që "të jenë të gatshëm të ndjekin udhëzimet", por ende nuk janë lëshuar urdhra për evakuim.
Rreth 74 zjarrfikës, të mbështetur nga pesë helikopterë dhe pesë aeroplanë të pajisur për të hedhur ujë po luftonin për të përmbajtur flakën, por përpjekjet e tyre janë ndërlikuar nga erërat 38 kilometra në orë.
Në korrik të vitit 2018, 102 njerëz humbën jetën kur një zjarr ishte përhapur në qytetin bregdetar të Mati, pranë Athinës.