Greqia po vazhdon të luftojë me zjarre të mëdha në të gjithë vendin mes një vale të fortë të nxehti, me temperatura ekstreme që pritet të vazhdojnë.
Temperaturat parashikohet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius këtë të diel, ndërsa zjarrfikësit përqendrojnë përpjekjet e tyre në dy zjarre të mëdha në ishujt e Kythira dhe Evia, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i zjarrfikësve Vasilios Vathrakoyannis tha se situata ishte përmirësuar pas një "beteje gjithë natën", por paralajmëroi se rreziku i zjarreve të reja të dielën mbetet "jashtëzakonisht i madh".
Ndërkohë, Turqia fqinje ka regjistruar temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë, ndërsa zjarret shpërthyen në disa rajone.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.