Lajmet e fundit

Komuna e Podujevës i ka bërë qytetatarëve apel për kujdes pas zjarreve që kanë kapluar pyjet në disa fshatra të kësaj komune.
Kjo komunë njëherësh ua rikujton qytetarëve se zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale, e cila ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi, transmeton Klankosova.tv.
“Të nderuar qytetarë, jemi në ditën e dytë të përballjes me zjarre masive nëpër pyjet tona, në disa fshatra.Me qëllim të ruajtjes së ambientit tonë jetësor, pyjeve, ajrit, ujit, tokës bujqësore, biodiversitetit, pasurisë, shëndetit dhe jetës së njerëzve, ju lusim për kujdes të shtuar dhe ndihmë në shuarjen e zjarreve”.
“Temperaturat e larta, ndihmuar edhe nga era kanë sjellë një gjendje jashtëzakonisht të rënduar, me zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, kanë shkaktuar një gjendje të rënduar mjedisore, aq më tepër kur dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme”.
“Ju kujtojmë që zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale, e cila ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.Të nderuar qytetarë, ju lusim që zjarret e ndezura për përgatitje të ushqimit si, flija, pjekje të misrit, grill, apo djegie të mbeturinave të fiken në tërësi me ujë, duke u siguruar që mos të ketë rindezje të tyre”, theksohet më tej në apel, transmeton Klankosova.tv.