Lajmet e fundit

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur lidhur me zjarret masive me të cilat po përballet Franca tash e sa ditë.
Ai është shprehur se do ta fitojnë këtë betejë dhe do të bëjnë gjithçka që munden.
"Do ta fitojmë këtë betejë së bashku dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi", tha ai.
"Ne do të përshtatemi me nevojat për të fituar këtë betejë. Prioriteti janë padyshim jetët. Kur është e nevojshme të zhvendosen njerëzit ne i zhvendosim ata.”
"Kur është e nevojshme të sakrifikojmë pyllin ose ndonjëherë të mirat materiale, e bëjmë. Kjo është ajo që do të vazhdojmë të bëjmë, të fitojmë betejën kundër këtij zjarri”, u shpreh Macron.