Lajmet e fundit

Zjarre të mëdha kanë përfshirë edhe rajonin e Jakutias në Siberi të Rusisë, ku deri tani aty u dogjën 1.1 milionë hektarë pyje.
Pas nisjës së zjarreve, autoritetet urdhëruan që banorët nga disa zona më të rrezikuara, të evakuohen.
Zjarrfikësit po vazhdojnë përpjekjen për të shuar këto vatra.
E në Greqi përballja me flakët la një të vdekur.
Një vullnetar humbi jetën gjersa po përpiqej të shuante flakët që kishin kapluar një park të qytetit të Athinës.
Derisa disa po detyrohen të lënë vendbanimet e tyre, banorë të tjerë që tashmë janë duke u kthyer në shtëpi.
Me zjarret nuk po qëndron mirë edhe Kalifornia, ku qyteti i quajtur Colfax u bë pothuajse i tëri shkrumb e hi.
Falë temperaturave më të ftohta dhe erërave më të qeta zjarrfikësit arritën t’i shuajnë disa nga vatrat e zjarrit në këtë shtet perëndimor amerikan.
Kronikë nga Blerina Shoshi