Lajmet e fundit

Avion nga Greqia, Britania dhe Izraeli kanë bashkuar forcat në tentim të shuarjes së zjarrit, një nga më të rrezikshmit ndër vite në Qipro, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Flakët, në regjionin e maleve Troodos, janë shpërndarë nga erëra të forta dhe temperaturat e larta.
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, ka thënë që dëmet e shkaktuara nga zjarri janë tragjedi për komunitetet rurale.
Një zjarrfikës ka mbetur i vdekur, që ka shënuar viktimën e parë ndër vite në Qipro, vend i cili shpesh ka probleme me zjarret gjatë muajve të ngrohtë.