Lajmet e fundit

Kompleksi i ndërtesave tek Europa-Center, një nga pikat referuese të Berlinit, ka marrë flakë.
Fotografi dhe video të ndryshme në mediat sociale tregojnë masa të mëdha tymi që dalin nga kjo ndërtesë.
Sipas raportimeve të mediave gjermane zjarri ka filluar në katin e 21-të, të Europa-Center.
Shkaktar i këtij zjarri duket që janë dëmtimet në sistemin e ajrosjes, mirëpo ende asgjë nuk është konfirmuar.
Rreth 68 zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes.