Lajmet e fundit

Një person është lënduar pas një zjarri në xhamin Baitul Futuh në jug të Londrës, transmeton Klan Kosova.
Mediat lokale raportojnë që menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfiksitë të cilët janë duke tentuar ta fikin zjarrin masiv që ka kapluar këtë xhami.
“Ne kemi 70 zjarrëfikës që po mundohen ta fikin zjarrin”.
“Zjarri ka marrë terren kështu uke u përhapur në kate”.
“Unë do të thoja që ky është një zjarr i përmasave të mëdha”, është shprehur zëdhënësi i Brigadës së Zjarrëfikësve në Londër.
Gjithashtu ai është shprehur që është ende shumë herët për të treguar shkaqet e këtij zjarri.