Lajmet e fundit

Pasditen e së enjtjes një zjarr ka shpërthyer në një piceri që ndodhet në sheshin "Fadil Vata" të Suharekës.
Sipas policisë, dyshohet se deri të shpërthimi ka ardhur si pasojë e energjisë elektrike dhe se dëmi i shkaktuar sipas ankuesit arrin në 3650 euro.
Në vendin e ngjarjes njësiti zjarrfikës ka shuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar në këtë rast, transmeton Klan Kosova.