Lajmet e fundit

Më shumë se 1000 pelegrinë janë evakuuar dhe dy janë lënduar nga zjarri që ka shpërthyer në një hotel në qytetin e shenjtë të Myslimanëve në Mekë në Arabinë Saudite.
Ky incident ka ndodhur vetëm 6 ditë pasi një vinç u rrëzua në Xhaminë e Madhe duke shkaktuar një tragjedi kombëtare.
Zyrtarët thonë se zjarri ka përfshirë katin e 8-të të një ndërtese 11 katëshe në qytetin Aziziya raporton Associated Press, transmeton Klan Kosova.
Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë dy pelegrinë të lënduar, kurse 1000 të tjerë janë evakuuar, ka thënë agjencia e civile e mbrojtjes së Arabisë Saudite.
Autoritete zyrtare nuk kanë bërë ende të qarta shkaqet e zjarrit e as për nacionalitetin e pelegrinëve që ishin në hotel kur ka ndodhur incidenti.
Kjo ka ndodhur 4 ditë para se të fillojë pelegrinazhi i hanxhinjve, që vijnë për çdo vit në Mekë si pjesë e ritualeve fetare islame.