Lajmet e fundit

Një zjarr i madh ka përfshirë prej mëngjesit malin e Shëngjinit, në Shqipëri.
Flakët u përhapën nga një vatër e izoluar prej dy ditësh. Era e fortë bëri që zjarri të merrte menjëherë përmasa të mëdha dhe t’u afrohej disa shtëpive. Emergjencat civile aktivizuan një helikopter për të hedhur ujë nga ajri.
Zjarrfikës nga Laçi e Shkodra iu bashkuan atyre të Lezhës që ndërhynë nga tona. /Lapsi.al