Lajmet e fundit

Ende nuk dihen arsyet e një zjarri që përfshiu kampin e emigrantëve në Slloveni në mëngjesin e sotëm.
Pas gjithë kësaj zjarrëfikësit janë përpjekur për të shuar flakët që shkaktuan shtëllunga të mëdha të tymit të zi, e që la shumë nga tendat e refugjatëve të shkatërruara.
Ndërkaq në këtë situatë migrantët dhe policët kufitarë u bashkuan për tejkalimin e gjendjes së tillë që të mos ketë pasoja më të mëdha në njerëz, transmeton Klan Kosova, në kampin i cili ndodhet në kufi me Kroacinë.
Natën e kaluar të paktën 6,000 emigrantë kanë arritur në Slloveni, për të marrë strehim në qendra të refugjatëve, shkruan Reuters.