02.04.2018 · përditësuar para 3043 dite1 min lexim
Zjarri që ra mbrëmjen e sotme në “Siri Kodra” vijon të përhapet me përmasa të frikshme.
Burime pranë Balkanweb kanë shkruar se zjarri ka rënë në një magazinë në zonën e njohur, “Frigoriferi” në kryeqytet.
Për momentin qarkullimi në këtë zonë është bllokuar për të lejuar lëvizjen e autoboteve me ujë por edhe për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm. Po kështu po evakuohen edhe banorët pasi flakët shkojnë në 30 metra. “News24” ka sjellë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duken përmasat e frikshme të zjarrit.
Zjarrëfikësit po mundohen të vënë flakët nën kontroll, por duket se kjo është e pamundur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.