Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën në fakultetin e bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Itali
Studentët, pedagogët dhe stafi u evakuuan nga kampusi ndërsa zjarrfikësit u nisën për të shuar flakët, shkaku i të cilave aktualisht nuk dihet, dhe rreth universitetit u ngrit një kordon sigurie me rreze prej 500 metrash, raporton Ansa, transmeton Klankosova.tv.
Zjarri ka nxjerrë një re të madhe tymi të dendur dhe banorëve vendas u është thënë të mbajnë dritaret e shtëpive të tyre të mbyllura.
Flaka thuhet se ka prekur një ndërtesë me laboratorë dhe hapësirë magazinimi për qindra litra substanca të ndezshme.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.