Lajmet e fundit

Një grua e moshuar u vra dhe mijëra të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet pas zjarrit të madh në ishullin portugez Madeira e cila e goditi kryeqytetin, Funchal, transmeton Klan Kosova.
Gruaja vdiq kur shtëpia e saj është kapur nga zjarri në afërsi të qendrës së qytetit. Edhe dy persona janë lënduar rëndë.
Disa ndërtesa janë shkatërruar, përfshirë edhe një hotel me pesë yje.