Lajmet e fundit

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në një pallat në Durrës.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer në katin e katërt të një pallati në sektorin Teuta, në zonën e plazhit.
Në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse.
Nga flakët rrezikohen banesa dhe një supermarket që ndodhet në këtë pallat.