Lajmet e fundit

Një nga filozofët më të shquar në botë, slloveni Slavoj Zizek, i njohur për të idetë ultra të majta e ka vlerësuar rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit si një grushtshtet nga obskurantistët.
Sipas Zizekut, qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ishte në mesin e shenjave të rralla për shpresë në rajonin e Ballkanit, njofton Klan Kosova.
“Krijimi i politikave më në fund u mor në dorë nga një gjeneratë e re që nuk ka lidhje me pasionet etnike, të përkushtuar për modernizimin e vendit dhe të frymëzuar nga iluminizmi emancipues. Si i tillë, Qeveria Kurti ishte një gjemb në këmbë për të gjitha forcat politike të afta për të mbijetuar vetëm në moçal të pasioneve etnike dhe fetare - atë e urrente nga obskurantistët e të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi".
Sipas Zizek, një grushtshteti parlamentar u krye kundër qeverisë së Albin Kurtit, që është ëhqetësuese në dy aspekte.
Sipas tij e para ishte të përdorej periudha e pandemisë së koronavirusit dhe e dyta se ajo ishte e organizuar nga jashtë, duke ndjekur rrugën që të çon në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas filozofit me famë botërore, ajo që ndodhi në Kosovë tani mund të jetë fotografia e si do të jetë bota nesër pasi të kalojë pandemia.
"Ne e pamë sa e tmerrshme është pandemia, shkatërrimi i jetës sonë mund të përdoret politikisht - është një shembull se si ata në pushtet do të sillen në mënyrë të pamëshirshme që shfrytëzojnë pandeminë për të imponuar vizionin e tyre për rendin e ri botëror. Është detyra jonë e shenjtë të shpjegojmë këtë për publikun e shkolluar në të gjithë botën, pasi historia e Kosovës kërcënon të bëhet histori e të gjithëve ne ”.