Lajmet e fundit

Virusi Zika, që po besohet të jetë shkaktari i lindjeve të fëmijëve me deformitete në Brazil, është detektuar edhe në Afrikë për herë të parë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
OBSH-ja ka thënë se ky virus tani ka rrezik të përhapet në masë të madhe edhe në Afrikë.
Aktualisht po qarkullon në vendin e quajtur Cape Verde, që ndodhet në veri-perëndim të bregdetit afrikan.
Virusi Zika, është i lidhur ngut me çrregullimet neurologjike përfshirë foshnjat e lindura me tru të vogël.