Lajmet e fundit
Shefi i Los Blancos nuk është pajtuar me kritikët që thonë se më shumë mesfushorë i japin më shumë balans skuadrës së tij

Zinedine Zidane ka mbrojtur treshen BBC - Gareth Bale, Karim Benzema, Cristiano Ronaldo - pas deklaratës së Toni Kroos, në përfundim të gjysmëfinales ndaj Ateltico Madrid në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga tekniku francez mposhti Los Rojiblancos me rezultat 3-0 dhe Kroos deklaroi se paraqitja e mirë e tyre ishte rrjedhojë e lojës në nivel të mesfushorëve.
Por Zidane beson se Bale-Benzema-Cristiano janë sulmues të jashtëzakonshëm që e bëjnë skuadrën më të fortë kur luajnë së bashku.
"Nëse dikush mendon se kur BBC luan kemi më pak balans, mund t'ju them se kjo nuk është e vërtetë".
"Unë besoj të kundërtën. Ata janë futbollistë të jashtëzakonshëm. Por Toni mund të ketë të drejtë. Në disa ndeshje ajo mund të jetë e vërtetë. Të gjithë mund t'i kenë bindjet vetjake".