Lajmet e fundit

Gjigantët e Europës janë të interesuar për kolumbianin e Real Madrid, James Rodriguez.
Por 24 vjeçari nuk është në shitje, kështu që klubi është duke refuzuar të gjitha ofertat për të.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri Zinedine Zidane, që ka thënë se James është dhe do të mbetet lojtar i Real Madrid.
“James është futbollist i Real Madridit”.
“Gjithmonë e kam marrë këtë pyetje dhe jam përgjigjur njësoj. James është futbollist i Real Madridit, ai ka kontratë këtu”.
“Po, ka luajtur më pak, ndoshta ky mund të jetë një problem, por dua që futbollistët e mi të ndihen të rëndësishëm dhe ai nuk dallon nga të tjerët”.