Është prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të futbollit.
Për shumë, më i madhi.
Eleganca, saktësia dhe aftësia për ta kontrolluar topin si rrallëkush i ka siguruar vend Zinedine Zidane-it në kulmin e futbollit botëror.
Francezi që ka fituar gjithçka, ka edhe një veçanti që përmendet saherë flitet për përballjen e futbollistëve me ekipet ku kanë luajtur dikur.
Ai ka luajtur për Juventusin kundër Real Madridit, dhe anasjelltas - për Real Madridin kundër Juventusit.
Përballjen në fanellën e Juventusit Zidane e zhvilloi në vitin 1998, në finale të Champions League. Paraqitja e tij ishte e magjishme, por kjo nuk i ndihmoi Juves ta fitojë ndeshjen.
https://www.youtube.com/watch?v=uB9CB2gcd8A
Ishte malazezi Predrag Mijatoviq ai që me gol në minutën 66 u dha mbretërve “Të Shtatën”.
https://www.youtube.com/watch?v=6w20UwKxkug
Tri vite më vonë, Zizu kaloi tek Mbretërit për t'i vënë themelet e ekipit që njihet si “Galacticos”.
Qysh në edicionin pasues ai do të ndeshej me ish-skuadrën e tij. Ndeshja e parë u luajt në “Santiago Bernabeu” dhe përfundoi me fitore të mbretërve 2:1, por prapë me Zidane jashtë listës së realizatorëve.
https://www.youtube.com/watch?v=bS6L6N6HHEc
Në takimin e kthimin në “Delle Alpi”, Zidane do ta shënonte golin e nderit për madrilenët, që u eliminuan pas humbjes 3:1. Kjo ishte hera e fundit që Juventus e prekte finale, apo gjysmëfinalen, deri sivjet.
https://youtu.be/abLKFn3ZyAk?t=375
Zidane luajti edhe dy herë tjera me Juventusin në fanelën mbretërore, për të mos shënuar asnjëherë.
https://www.youtube.com/watch?v=0kjIgXHdMec
klankosova.tv
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.