Lajmet e fundit
“Jam i lumtur me rezultatin. E deshëm fitoren, patëm rastet, por edhe pataëm përballë një portier të mirë, sic ishte edhe i joni"

Zinedine Zidane ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në barazimin 1-1 ndaj Tottenham Hotspur.
Los Blancos nuk arritën të marrin më shumë se një pikë nga përballja me anglezët, pasi nuk shfrytëzuan një varg mundësish të mira që patën.
Por tekniku francez është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke nënvizuar se gjithmonë janë në kërkim të dickaje më shumë.
“Jam i lumtur me rezultatin. E deshëm fitoren, patëm rastet, por edhe pataëm përballë një portier të mirë, sic ishte edhe i joni".
"Skuadra luajti shumë mirë, por pas krejt atyre rasteve të pashfrytëzuara rezultati është ky që është".