Lajmet e fundit

Legjenda e Francës, Zinedine Zidane ka treguar se është një tifoz i madh i lojtari belg të Chelseas, Eden Hazard dhe se pret që ai ta gjejë formën e tij më të mirë.
Hazard kohën e fundit është duke u përmendur si përforcimi i ardhshëm i Real Madrid, ndërsa këtë Zidane e ka përshkruar si spektakolare.
"Pas Ronaldos dhe Messi, Hazard është lojtari i tretë që e pëlqej. Është fantastike ta shikosh atë teksa luan".
"Nëse e shoh atë të luajë në Real Madrid, vetëm mund të them se e dua këtë lojtar", ka thënë Zidane.
Francezi ka thënë se Hazard shumë shpejtë do të rikthehet në formën e tij më të mirë, transmeton Klan Kosova.