Lajmet e fundit
Zidane ka folur për kapitenin e Liverpool, Steven Gerrard që të dielën mbyllë karrierën tek Liverpool.

Zinedine Zidane e sheh si reflektim të vetes kapitenin e Liverpool, Steven Gerrard.
Gerrard do të luaj ndeshjen e tij të fundit në fanelen e Liverpool të dielën kundër Stoke City, duke i dhënë kështu fund karrierës së ndritshme 17 vjeçare në Anfield.
Zidane e ka lavdëruar 34 vjeçarin, për të cilin tha se ka qenë lojtari i tij i preferuar në ditët e tij më të mira.
“Ai është ndër të rrallët për të cilët kam menduar dhe e kam vlerësuar. Këtë s’e them dot për shumicën”.
“Pse e pëlqeja aq shumë stilin e tij të lojës? Ndosha sepse më kujtonte veten”.
“Ai ishte vendimtar por edhe i zhurmshëm në fushë, ndryshe nga jashtë saj”.
“Atij i pëlqente të fliste në fushë, me zë, shpirt dhe aftësinë për të dërguar topa që ndërronin rrjedhën e ndeshjes”.
“Do të doja shumë të kisha pasur mundësinë të luaja me të. Por, për të ka pasur vetëm një klub, Liverpool”.