Lajmet e fundit
Shefi i Real Madridit është i brengosur me varësinë e skuadrës nga Luka Modriq dhe do që të ketë dy mesfushorë tjerë të mëdhenj në skuadër.

Zinedine Zidane është i vendosur që të transferojë në Madrid dyshen Paul Pogba – Youri Tielemans gjatë verës.
Trajneri i Los Blancos është i brengosur me peshën e madhe të përgjegjësisë dhe varësinë e skuadrës nga Luka Modriq, ndaj do që në skuadër të ketë edhe dy mesfushorë tjerë të klasit botëror.
Asi i Juventusit Paul Pogba dhe ai i Anderlechtit Youri Tielemans shihen nga francezi si të denjë për skuadrën.