15.10.2017 · përditësuar para 3212 dite1 min lexim
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shpallur fitoren në Strugë, ku do të shkohet në balotazh, por Sela është bindshëm i pari, njofton Klan Kosova.
Sela, në një deklaratë për media pohoi se edhe në balotazh do të fitojnë, pasi vullneti i popullit do kështu dhe këtë vullnet s’ka kush e ndalë.
“Sipas rezultateve të cilat i kemi mbledhur, ne kryesojmë në raundin e parë, mbi nëntë mijë vota i kemi mbledhur dhe jemi partia e parë në Strugë”, pohoi Sela, njofton Klan Kosova.
“Këtë fitore ua dedikojë vet struganëve dhe aktivistëve të Aleancës. Aktiviteti ynë ka qenë i bazuar në ofertë dhe punë të palodhshme”.
“Tani se kush do të jetë kandidati i dytë nuk na shqetëson shumë, pasi ne do t’i fitojmë zgjedhjet sepse ky është vullneti i popullit dhe vullnetin e popullit s’ka kush e ndalë. Në shumë komuna të tjera po shkojmë në raundin e dytë po ashtu”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.