Lajmet e fundit

Pas gjashtë vjetësh pauzë, Christina Aguilera, i është kthyer muzikës me një këngë të re të quajtur ‘Accelerate’.
Producent i kësaj kënge është Kanye West, i cili së fundi po merr vëmendje po aq sa Aguilera në videoklipin e ri.
Ndërkaq Christina, superylli i viteve të 90-ta dhe fillim-viteve 2000, u shfaq mjaft provokative në këtë videoklip, ku shihet pothuajse tërësisht e zhveshur.
Kjo këngë e saj është në bashkëpunim me reperët Ty Dolla Sign dhe 2 Chainz, dhe do të jetë një nga 11 këngët e albumit të saj të ri ‘Liberation’ që del më datën 15 të muajit të ardhshëm.