Lajmet e fundit

Pas disa vitesh të testimeve të ndryshme, shkencëtarët më në fund kanë arritur që të zhvillojnë qeliza njerëzore në një embrion të derrit.
Shumë prej tyre kanë punuar gjatë që të zhvillojnë organe të njërës kafshë në trupin e kafshëve të tjera, dhe me sukses kanë arritur që të krijojnë pankreasin e miut në trupin e brejtësve.
Qëllimi kryesor i këtyre testimeve është zhvillimi i organeve të njerëzve në trupin e kafshëve.
Kjo nënkupton përfundimin e mungesës së organeve të nevojshme për transplant.
Megjithatë zhvillimet me derr janë ende në fazat fillestare – vetëm një nga 100,000 qeliza në embrionet hibride janë njerëzore – dhe ka nevoje për përmirësim të teknikave, e që pas disa viteve madje edhe dekadave të kemi organe funksionale për transplant tek njerëzit.
