Ceremonia e varrimit të George Michael është zhvilluar tre muaj pas vdekjes së tij të papritshme në moshën 53 vjeçare.
Nga familja e tij është bërë e ditur që në ditën e mërkurë është zhvilluar një ceremoni e vogël me familjarë dhe të afërm.
Përmes një deklarate ata kanë falënderuar të gjithë fansat për mesazhet e shumta dhe mbështetjen që u kanë dhënë, pas ceremonisë e cila është mbajtur në Londër.
Michael ka vdekur nga shkaqe natyrale në shtëpinë e tij në Oxfordshite në ditën e Krishtlindjeve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.