Episodi i sotëm fillon me doktor Adilin, të cilit disa ditë më parë ka filluar t`i shfaqet para sysh një vajzë e vogël e cila vetëm qan kur e sheh doktorin. Sa herë që Adili e thërret që ajo të ndaloj, megjithatë ajo ikën, por kësaj radhe doktor Adili vrapon pas saj dhe e zë.
Kur i afrohet ajo e e heq maskën dhe i thotë se është vajza e tij, e cila kishte vdekur vite më parë.
Në këtë moment doktori humb vetëdijen dhe rrëzohet në koridorin e spitalit.
Me shpejtësi vrapojnë të gjithë mjekët, e marrin, e shtrijnë, i bëjnë analizat dhe fillojnë mjekimin por fatkeqësisht doktori Adili del me tumor në tru.
Më shumë detaje për gjendjen e doktor Adilit dhe zhvillime të tjera në episodin e 90-të të "Doktori i Mrekullive" i mësoni sonte në orën 18:50 në Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.