Lajmet e fundit

Të hënën në fshatin Zhur të Prizrenit një person është zënë duke nxjerrë gurë në mënyrë të paligjshme nga gurishta.
“Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar në mënyrë të pa ligjshme është hasur duke nxjerr gurë me ekskavator në një vend- gurishtë” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti vazhdon të hetohet”.