Edon Zhegrova, luajti sonte për disa minuta në barazimin 1:1 kundër Zvicrës.
Pas ndeshjes, Zhegrova u prononcua për media ku u shfaq optimist se "Dardanët" mund të kualifikohen në botëror.
"Është kënaqësi që jemi kualifikuar në plejof. Është një hap, por hapi tjetër janë dy ndeshjet e radhës. Me ekipin që kemi besojmë se do t’ia arrijmë. Është nder i veçantë kur luaj për vendin tim. E kam pasur gjithnjë përkrahjen e tifozëve. Është ëndërr të jesh pjesë e Juventusit, më mbetet shumë punë. Për momentin po ndihem shumë mirë. Jam 100 për qind. Edhe klubi e di. Më mbetet të vazhdojë të punojë edhe më shumë”, u shpreh Zhegrova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.