Këtë vikend përveç dueleve nga futbolli gjerman, futbolli vendor, basketbolli në NBA dhe në vend poashtu do të transmetohet edhe një duel nga Liga e Zvicrës që vjen ekskluzivisht në Artmotion!
Ndeshja për të cilën bëhet fjalë është ajo mes Baselit dhe St.Gallenit, skuadra këto që po luftojnë për të arritur ato pozitat 2-3 të cilat edhe dërgojnë në Ligën e Evropës.
Baseli aktualisht është në vendin e dytë me 44 pikë në 31 duele teksa St.Gallen janë të shtatët, por jo edhe aq larg me pikë pasi numërojnë 37 sosh në 31 ndeshje dhe kanë ende shanca për të arritur evropën.
Kujtojmë se tek Baseli luajnë disa futbollist shqiptar, ndër të cilët: Jozef Pukaj, Elis Isufi, Albian Hajdari, Amir Abrashi, Taulant Xhaka, Orges Bunjaku, Pajtim Kasami dhe Edon Zhegrova.
Tek skuadra e St.Gallen nga ana tjetër paraqiten Betim Fazliji dhe Adonis Ajeti.
Përndryshe, ky duel fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në kanalin Art Sport 2.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.