Lajmet e fundit

Një ditë pas zbardhjes së ngjarjes së ndodhur më 15 korrik në Durrës, ku dy motra 14 dhe 18 vjeçe u zhdukën bashkë me kursimet e familjes pasi helmuan ushqimin e familjarëve dhe i vunë flakën shtëpisë, sot është bërë publike një letër e gjetur në familjen e Hiqmet Kajtazit.
Në letrën, e cila sipas tij nuk është shkruar nga asnjëra prej vajzave pasi nuk rezulton shkrimi i tyre, lexohet një mesazh kërcënues për kryefamiljarin: “Hakun ta morëm, shtëpinë ta dogjëm, vajzat s’ke për t’i parë më kurrë”.
Letra që mban datën 16 korrik, pra një ditë pas ngjarjes, është marrë në dorëzim nga policia dhe prokuroria e Durrësit menjëherë pas denoncimit të ngjarjes nga familja me origjinë nga Berati./Shekulli.al