Lajmet e fundit

Policia ka konfirmuar se janë të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e këngëtares irlandeze, Sinead O’Connor pasi ajo nuk është kthyer pas një shëtitje me biçikletë gjatë ditës së djeshme.
49 vjeçarja, O’Connor herën e fundit është parë të dielën kur ajo kishte dalur në lagjen Ëilmette në Chicago.
“Policia e Wilmette është duke kërkuar për mirëqenien e Sinead O’Connor. Këngëtarja ka lënë zonën e Wilmette për një shëtitje me biçikletë në orën 18:00 pasdite dhe nuk është kthyer më. Një telefonues ka shprehur shqetësimin e tij për fatin e saj dhe deri tash nuk ka asnjë informatë”.
Pas alarmit të dhënë se këngëtarja është duke munguar, policia është duke kërkuar në mënyrë aktive.
Nëntorin e kaluar, këngëtarja ishte bërë kryetitull i mediave pasi ajo kishte shkruar në rrjetin social në Facebook se ka marrë një overdozë të narkotikëve, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja irlandeze është bërë e famshme në vitin 1980 me albumin e saj debutues “The Lion and the Cobra” duke arritur kështu sukses në mbarë botën më pas në vitin 1990 me këngën e legjendës së muzikës, Prince, “Nothing Compares 2 U”.
Deri tash ajo ka lansuar dhjetë albume të studiove dhe një album me versionin “live”.
Pos karrierës së saj muzikore, O’Connor është e njohur edhe për qëndrimet e saj kontraverse për fenë dhe të drejtat e grave.
Në vitin 1992, ajo kishte shqyer një fotografi të Pope John Paul II në një transmetim direkt në televizion.
O’Connor së fundmi ishte bërë pjesë e lajmeve pas vdekjes së ikonës së muzikës, Prince për të cilin kishte thënë se ishte një përdorues i rregullt i drogës.