Lajmet e fundit

Franca ka hapur një hetim në lidhje me zhdukjen e Meng Hongwei, udhëheqësit kinez të agjencionit ndërkombëtar policor Interpol.
Familja e tij nuk kanë dëgjuar asgjë prej tij që kur ai u nis nga zyrat qendrore të Interpolit në qytetin Lyon të Francës, për një udhëtim në Kinë një javë më parë.
Sipas burimeve të AFP është bërë e ditur se si nuk është zhdukur në Francë.
Ai ishte zgjedhur president i Interpolit dy vjet më parë.
Meng është zyrtar i lartë i Partisë Komuniste në Kinë. Para se të merrte udhëheqësin e Interpol, Meng Hongwei ishte zëvendësministër për siguri publike në Kinë.
Hetimi është hapur pasi bashkëshortja e Meng ka shkuar në polici dhe e ka raportuar atë si të zhdukur.