Lajmet e fundit

Një burrë nga Istogu është zhdukur, sipas familjarëve të tij.
A.D sipas familjarëve ishte duke bartur dru në fshatin Dren të Zubin Potokut ku teksa ka hasur në policinë kufitare dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, njofton Klan Kosova.
Sipas familjarëve, personi që është i zhdukur në përpjekje për të ikur nga policia është rrokullisur bashkë me traktorin.
“Policia kufitare e Vitomiricës kanë hasur në axhën tim dhe teksa ai ka ikur nga policia është rrokullisur. Traktori dhe rimorkio është gjetur ndërsa nuk kemi shenja nga axha jonë teksa i gjithë fshati i Suhogërllit të Istogut jemi angazhuar që ta gjejmë”, thotë S.A.
Sipas këtij familjari policia deri në orën 01:00 pas mesnate ka vazhduar kërkimet teksa jo edhe gjatë ditës së sotme.
KlanKosova.tv ka kontaktuar në polici për të konfirmuar rreth rastit, mirëpo deri më tani kanë mohuar të jetë raportuar diçka.