Një statujë bronzi e Melania Trumpit pranë qytetit të saj të lindjes në Slloveni është zhdukur, pesë vjet pasi zëvendësoi një statujë druri të dëmtuar nga zjarrvënësit.
Policia sllovene i tha CNN se ishte informuar për një vjedhje në fshatin Rozno, ku ndodhej statuja, të martën.
Oficerët "kryen një inspektim të vendit të krimit dhe mblodhën informacione", tha zëdhënësja e policisë Alenka Drenik Rangus në një deklaratë të premten. "Gjykatësi hetues dhe prokurori i shtetit të rrethit u informuan për vjedhjen."
Autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Fotografitë e publikuara në mediat lokale sllovene tregojnë se pjesa më e madhe e statujës është prerë, duke lënë vetëm këmbët dhe kyçet e këmbëve të saj të bashkangjitura në trungun e pemës mbi të cilin qëndronte, transmeton Klankosova.tv.
Statuja ishte vendosur pranë një lumi pranë Sevnicës, një qytet i vogël piktoresk rreth 90 kilometra (56 milje) në lindje të kryeqytetit të Sllovenisë, Lubjanë.
Para se kjo statujë bronzi të vidhej, një tjetër statuje që ishte prej druri, iu vu flaka në korrik 2020 nga vandalët. E djegur keq, ajo u hoq nga bazamenti i saj përpara se të ekspozohej në një galeri arti në qytetin slloven të Koperit më vonë atë vit dhe në një ekspozitë në Kroaci në vitin 2023.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.