Lajmet e fundit

Avokatët e redaktores së televizionit rus që protestoi gjatë transmetimit live nuk e dinë ku është.
Njëra prej tyre, Anastasia Kostanova, i tha BBC Russian se po përpiqej të kontaktonte zonjën Ovsyannikova me telefon, por telefonatat e saj kishin mbetur pa përgjigje.
Një avokat tjetër, Pavel Chikov, postoi në Twitter se nuk ishte në gjendje të gjente zonjën Ovsyannikova, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Marina Ovsyannikova ende nuk është gjetur. Ajo ka qenë e burgosur për më shumë se 12 orë”" tha ai të martën në mëngjes.
Marina Ovsyannikova, një redaktore në Channel 1 të kontrolluar nga shteti u arrestua pasi ajo protestoi në një program të drejtpërdrejtë televiziv, duke mbajtur një pankartë kundër luftës.
Në pankartë, e dukshme për disa sekonda, shkruhej: “Jo luftë, ndalo luftën, mos i beso propagandës, këtu po të gënjejnë”. /Klankosova.tv/