Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar është i ftuari i Baton Haxhiut në Zona B në Klan Kosova.
Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët duke thënë se ky proces është në rrugën e duhur.
“Është në rrugë ky proces, kemi thënë se do ta nënshkruajmë MSA-në dhe kjo është bërë edhe liberalizimi do të bëhet”.
“Liberalizimi është i rëndësishëm, e di që keni pritur gjatë për një gjë të tillë. Mund të themi se jeni në rrugën e duhur”.
“Shumica e gjërave janë bërë, kanë mbetur edhe pak. Qeveria është duke punuar për këtë dhe ata kanë thënë se detyrat tjera do t'i kryejnë në muajt e ardhshëm”.
“Nuk mund të flasim për datën, por duhet të presim raportin i cili do të thotë gjithçka, por jo datën”.