Lajmet e fundit

Shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar ka thënë se MSA lejon që Kosova t’i bashkangjitet rajonit duke thelluar ndërmarrësinë ekonomike dhe politike.
Zhbogar në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim ka shtuar se puna fillon që tani dhe Kosovës i duhet shumë punë, njofton Klan Kosova.
“Do të ketë konkurrencë e prodhime më të mira që Kosova duhet ta shfrytëzojë. Për ta shfrytëzuar atë, duhet të përcillet nga reforma institucionale e politike. Kosovës i nevojitet të forcojë tregun me një orientim nga sektorët, të zbatoë standardet sanitare dhe i duhet mbështetja për ndërrmarjet e vogla, të sigurojë konkurrencën dhe prokuromin e mirëfillt ë elektronik”.
Zhbogar ka thënë gjithashtu se Kosova po bën përpjekje për luftën kundër korrupsionit por kjo sipas tij mbetet akoma një sfidë.
“Kemi parë operacione të EULEX-it për aktivitete kriminale , luftë kundër korrupsionit. Kosova po bënë përpjekje për t’i luftuar këto. Pavarësia e institucioneve gjyqësore mbesin problemet më të mëdha. Kuvendi duhet të sigurojë llogaridhënien për ekzekutivin”.