Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i BE-së Samuel Zhbogar është shprehur se mesazhi i vetëm që ai mund të ju japë qytetarëve të Kosovës është se Komisioni Evropian gjatë vjeshtës do të mblidhet për të bërë një raport lidhur me heqjen e vizave duke thënë se tash është arritur në fund të rrugës.
Zhbogar kështu tha gjatë dorëzimit të peticionit me 54, 829 nënshkrimeve të mbledhuara për fushatën për liberalizim të vizave nga Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij, njofton Klan Kosova.
Kjo fushatë për liberalizimin e vizave ka nisur në muajin prill të këtij viti me letrën e hapur që Shoqëria Civile I’a ka dërguar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Frederika Mogherini-t.