Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar është i ftuari i Baton Haxhiut në Zona B në Klan Kosova.
Zhbogar ka folur për seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e MSA-së ku opozita nuk mori pjesë në votim duke u larguar nga salla.
Ai është shprehur se kjo është vendim i tyre por është e rëndësishme që ata ishin në sallë së paku në fillimin e seancës.
“Isha shumë i kënaqur që opozita ishte në Kuvend, së paku në pjesën e parë”.
“Ishte mirë që t'i shohim të gjithë deputetët së bashku në Parlament. Përmes fjalimeve mendova se opozita do të votonte pro, por ata vendosën ta lëshojnë sallën, është vendimi i tyre”.
“Do të ishte mirë që edhe ata të kishin qenë prezent”.
Zhbogar ka folur edhe për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës që sipas tij edhe ata e kanë mbështetur MSA-në.
“Prezenca e serbëve ka qenë një veprim i mirë, dhe kemi qenë të siguruar nga ana e tyre se MSA është një marrëveshje me rëndësi”.