18.12.2015 · përditësuar para 3879 dite1 min lexim
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se kriteret ende të papërmbushura nga Kosova në funksion të liberalizimit të vizave mund të përmbushen shpejtë.
Ai më tutje ka theksuar se rekomadimet do t'u bëhen institucioneve të Kosovës deri në zbatimin e tyre, por se nuk do të ketë më raporte tjera, njofton Klan Kosova.
"Besojmë që Kosova do t'i përmbushë së shpejti edhe kriteret e mbetura".
"Vlerësimi ynë është që të gjitha kriteret e mbetura mund të përmbushen shpejtë - ndoshta në fillim të vitit 2016".
"Nuk do të ketë më raporte tjera".
"Ne do të vazhdojmë me këto rekomandime deri në zbatimin e tyre".
"Ka disa kritere me shumë rëndësi, si ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, Fondi i Riintegrimit dhe sigurimi i pavarësisë së plotë të Avokatit të Popullit".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.