Lajmet e fundit

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar është i ftuari i Baton Haxhiut në Zona B në Klan Kosova.
Ai ka folur për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimiit duke u shprehur se ky proces është përshpejtuar.
“Ne kemi shikuar mundësitë se cilat mund të jenë datat”.
“Mogherini dhe Hahn kanë qenë të ngarkuar dhe kemi parë datat se kur mund të arrihet kjo marrëveshje, ne kemi e përshpejtuar atë”.
Ai është shprehur se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë pa praninë e shteteve anëtare.
“Pas Lisbonës, BE mund të nënshkruajë marrëveshje edhe pa praninë e shteteve anëtare, si në rastin e Kosovës”.
“Kjo dispozitë i ka mundësuar BE-së që të nënshkruajë në emër të vendeve anëtare”.
Zhbogar ka thënë se pavarësiht fusnotës, Kosova nuk do të ketë më pak përfitime.
“Fusnota është aty pasi që jo të gjitha vendet anëtare e kanë njohur Kosovës, prandaj e kemi përdorur fusnotën, por kjo nuk ndryshon asgjë”.
“Është sikur marrëveshjet tjera”.