Lajmet e fundit

Ligji për Gjykatën Speciale që do të gjykojë krimet e supozuara që janë kryer në kohën e luftës së fundit në Kosovë nga ana e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundrejt civilëve do të jetë në fuqi vetëm kur nënshkruhet nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Aktakuzat e para pritet të ngriten në fillim të vitit të ardhshëm sipas përfaqësuesit special të Bashkimit Europian, shkruan gazeta beogradase Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa e njejta gazetë ka shkruar edhe për deklarata e gazetarit, Milaim Zeka që ka postuar një listë me emrat e politikanëve kosovar që ai pretendon se cilët do të jenë të parqt që do të gjykohen nga kjo Gjykatë.