Është liruar për qarkullim rruga Prizren-Prevallë, e cila ishte bllokuar dje si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Infrastrukturës, ku thuhet se tashmë trafiku mund të zhvillohet sikurse më parë.
"Ju informojmë se në rrugën Prizren – Prevallë, në kilometrin e gjashtë ku pati rrëshqitje të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, dhe për pasojë bllokimin e kësaj rruge që nga mbrëmë pas ores 18.00 e deri me tani është bërë zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund te zhvillohet sikurse më parë", thuhet në njoftim.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.