Lajmet e fundit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit, duke thënë se kjo arrit pas përpjekjeve të mëdha.
Kuçi tha se nga nesër llogaritë do të jenë në gjendje normale sikurse ishin, njofton
Klan Kosova.
“Zhbllokohen llogaritë e Telekomit. Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës. Nga nesër llogaritë do t'i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me performancë të lartë. U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje”.