Lajmet e fundit

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), bën të ditur se ka futur në funksion sërish programin e saj në Kosovë. Kjo pasi e kanë mirëpritur heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë nga Kosova.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë”.
“MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në njoftimin zyrtar të MCC-së.
Këtu keni linkun njoftimit të MCC-së.