Këngëtarja e njohur amerikane, Zhavia, bashkë me këngëtarin Zayn Malik, kanë kënduar kolonën zanore të filmit “Aladdin”.
Kënga “A Whole New World” ishte kolona zanore që u këndua nga dy këngëtarët, transmeton Klan Kosova.
Sipas Hollyëood Life, Zhavia ka thënë se nuk ka mundur të besojë se do të këndojë bashkë me një këngëtar të suksesshëm si Malik.
“Menaxheri i Zayn ka kontaktuar me menaxherin tim, nuk kam mundur të besoj që do të jem pjesë e këtij projekti muzikor”.
“Isha e habitur kur kuptova se do të këndojë afër një këngëtari të njohur si Zayn”, tha Zhavia.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.